Tajlanda ka hequr regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë, duke e çuar në 99 numrin e shteteve ku shqiptarët mund të udhëtojnë vetëm me pasaportë.
Lajmin e ka zbuluar ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili shkruan se pas bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve vizat u hoqën së fundmi edhe me Tajlandën.
“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, njofton Ministria e Jashtme.












