Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin ku do të miksohet puna e partisë dhe ajo e qeverisë së Edi Ramës.
Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse kryeministri do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit. Gjithashtu, mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime në Qeveri pasi Edi Rama jo pak herë na ka surprizuar.
Por ajo çfarë të bën të dyshosh se sot mund të ketë ndryshime në Qeveri, është veprimi i Presidentit të Republikës. Në një kohë që Rama ka mbledhur Kongresine PS, Bajram Begaj ka shkuar në zyrën e tij në Presidencë, raporton “TV KLAN”.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Presidentin Bajram Begaj të shkojë në zyrë këtë ditë të dielë. A do të jetë në pritje të firmosjes së ndonjë dekret? Kjo nuk dihet, por do të presim se çfarë do të ndodhë…












