Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pretendon se është kërcënuar teksa ndodhet në arrati në Zvicër.
Në një intervistë për Çim Pekën, Ahmetaj tregoi se një qytetar kishte hyrë bashkë me të në ashensor, dhe kishte nisur të “mërmëriste sharje” ndaj tij.
“Ne jetojmë në një shtëpi në kushte normale. Nëna ime apo prindërit e Erjolës të kenë një mundësi të rrinë e ku të flenë. Ky është aspekti i pseudoluksit. Ai ishte kërcënim i drejtpërdrejtë, pas atij publikimi kam pasur dy episode. Një episod ku tre qytetarë shqiptarë, njër prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, do t’i them edhe me emra nëse duhet një ditë, kanë ardh kanë bërë foto te dera e pallatit. E dyta, një episod që unë e kam ndarë me autoritetet këtu, duke zbritur në një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar, që shprehte në mërmëri e sipër sharje, i njëjti qytetar përballë në një kafe një ditë më pas, e kam fotografuar”, tha ndër të tjera Ahmetaj












