Elisa Spiropali është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me 75 vota pro dhe 8 kundër.
Spiropali ka pasuar Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje nga ky post për arsye shëndetësore. Kujtojmë se më herë, Spiropali ka mbajtur postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që nga sot do të drejtohet nga Taulant Balla.
Në fjalën e saj të parë si kryeparlamentare, Elisa Spiropali shprehu falënderime dhe mirënjohje që iu besua pozicioni si kryeshërbëtore e Kuvendit. Po ashtu tha se zyra e saj do të jetë e hapur për këdo që do të trokasë.












