Teksa na ndajë pak ditë nga zgjedhjet në Himarë, kandidati i PS Vangjel Tavo u bën thirrje qytetarëve që ta votojnë.
Tavo u premton qytetareve se nëse do të zgjidhet kryebashkiak, Himara do të ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore.
“4 gushti është një mundësi për të na bashkuar. Ne do punojmë së bashku në shërbim të Himarës. 4 gushti nuk është thjesht ZGJEDHJE por ZGJIDHJE për të gjitha shqetësimet dhe nevojat tuaja. Unë ju premtoj se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej. Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju. Një e ardhme më e mirë, më e paqtë, më e bashkuar dhe më e begatë, na pret përpara për Himarën. Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj“, tha Tavo.












