Monday, November 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Më shumë para”/ LAJM I BUKUR: Qeveria Rama miraton indeksimin e pensioneve…

by Rilindje
01/08/2024
in AKTUALITET
“Më shumë para”/ LAJM I BUKUR: Qeveria Rama miraton indeksimin e pensioneve…

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Rama është miratuar indeksimi i pensioneve me vlerën e indeksit 13.5%.

Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.

Referuar vendimit të 2022, Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet familjare, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 10.221 lekë në muaj, por jo më shumë se 14.926 lekë në muaj.

VENDIMI I PLOTË:

  1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.
  3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2022, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  4. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:
  5. a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
  6. b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.
  7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2024.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…

01/11/2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera për policët, çfarë pritet të ndodhë…
AKTUALITET

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera për policët, çfarë pritet të ndodhë…

01/11/2026
Rritja më e madhe e pagave në histori të Policisë! Sa lekë do të shtohen në xhepat e efektivëve…
AKTUALITET

Rritja më e madhe e pagave në histori të Policisë! Sa lekë do të shtohen në xhepat e efektivëve…

31/10/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…
AKTUALITET

LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…

31/10/2026
Harrojeni vjeshtën e ngrohtë/ Ndryshimi DRASTIK i motit, ja çfarë pritet në fillim të nentorit…
AKTUALITET

Harrojeni vjeshtën e ngrohtë/ Ndryshimi DRASTIK i motit, ja çfarë pritet në fillim të nentorit…

31/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar në qytetin…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Zi në shkencën shqiptare, ndahet nga jeta akademiku i njohur…

29/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajmi i Fundit/ Protesta e “zj*rrtë” në Tiranë! Rama takim urgjent me ministrat, sapo merr këtë VENDIM!
EDI RAMA

Rama nuk tërhiqet! Kryeministri që në mëngjes bën LËVIZJEN e radhës për protestën…

02/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…

01/11/2026
Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
EDI RAMA

Llogaritë/ Do ndani divident në fund të vitit për pronarët? Rritja e taksës, më pak fitime për biznesmenët…

01/11/2026
Endri Shabanit i bëjnë “pritë” dhe e përzënë nga lokali: Të vijë turp o tradhtar…
TË TJERA

Endri Shabanit i bëjnë “pritë” dhe e përzënë nga lokali: Të vijë turp o tradhtar…

01/11/2026
Rama i jep “postin”/ Kush është strategia mjaft e njohur në gazetari dhe politikë
EDI RAMA

Rama i jep “postin”/ Kush është strategia mjaft e njohur në gazetari dhe politikë

01/11/2026
Pjesë e partisë së Albin Kurtit/ Rama befason me vendimin, i jep “postin” e rëndësishëm në Kryeministri
BOTA

Pjesë e partisë së Albin Kurtit/ Rama befason me vendimin, i jep “postin” e rëndësishëm në Kryeministri

01/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!