Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.
Kujtojmē qe opozita shpalli humbjen para kohe, duke braktulisur kandidatin Petro Gjikurine ende pa filluar procesi i numerimit te votave. Opozita berishiste vazhdon prej 12 vitesh “avazin e vjetër” me pretendimin se Rama i ka vjedhur votat.
Rezultati përfundimtar:
– Vangjel Tavo, 5022 vota
– Petraq Gjikuria, 3545 vota












