Vangjel Tavo është shpallur kryetari i ri i bashkisë së Himarës
Ai është shpallur fitues me 58.83% të votave kundrejt Petro Gjikurisë, kandidatit të opozitës së koalicionit Bashkë Fitojmë’ mori 41.17%.
Pas fitores, Vangjel Tavo deklaroi se nuk do të festojë por do të nisë direkt nga puna. Tavo tha se si kryebashkiak do të ketë prioritet turizmin.
“Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, tha Vangjel Tavo pas fitores.












