Kryeministri Edi Rama po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë së bashku me familjen.
Edi Rama u pa mbrëmë në fshatin Vuno, vendlindja e nënës së tij, duke ecur i zbathur në kalldrëm e pantallona të shkurtra (veshje verore) dhe më pas ndaloi për të pirë kafe në qendër të fshatit.
Prezenca e kryeministrit me paraqitjen e tij modeste, shkaktoi habi te qytetarët, të cilët janë ndjerë të surprizuar nga kryeministri më i veçantë që ka parë historia e vendit tonë.
Kreu i qeverisë dëshmoi edhe njëherë që di të tërheqë “vëmendjen” me thjeshtësinë e tij që e karakterizon.












