Asnjë ditë pushim, as festë por punë! Siç kishte premtuar, kandidati fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit, në bashkinë e Himarës, socialisti Vangjel Tavo çdo ditë ndodhet në zyrën e tij për të pritur banorët e Himarës, dëgjuar problematikat e tyre të cilat premton se do i zgjidhë sapo të hyjë në zyrën e bashkisë.
“Kam filluar punën. Defakto kam marrë detyrën, dejuro presim vendimarrjen e KAS, KQZ. Po pres. Jam në zyrën time elektorale deri në momentin që do të futem në zyrën e bashkisë”, thotë Vangjel Tavo.
Vangjel Tavo kishte edhr një mesazh për Sali Berishën i cili prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në “arrest shtëpie”.
“1477 vota. Ta mendojnë mirë, ta fiksojnë dhe ta kujtojnë për vite me radhë sepse në vitet e ardhshme fitorja do të jetë edhe më e madhe. E përshëndes Berishën nga ekrani juaj“, tha Tavo.












