Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil gjate 2 javëve të para të këtij muaji janë përpunuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbi 571,338 pasagjerë, rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit të 2023.
Rritje të konsiderueshme gjatë javëve te para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas. Me konkretisht rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3,308 avionë, kundrejt 2,566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit të 2023.
Shumica e pasagjereve dhe avionëve të përpunuar janë regjistruar në flukset hyrëse të vendit tonë, duke konfirmuar se edhe përgjatë këtij muaji Shqipëria është kthyer në destinacionin e shumë turistëve të huaj.












