Një trafik i rënduar është shënuar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Elbasan.
Trafiku është regjistruar në Bradashesh, pranë hyrjes së qytetit të Elbasanit, ku siç raportohet ka radhë kilometrike në autostradë.
Gjithashtu bëhet me dije se ka trafik të rënduar në të gjithë unazën e qytetit të Elbasanit e cila është pothuajse e bllokuar dhe zgjidhja e vetme do te jetë “bajpasi” që do të ndërtohet se shpejti për të shmangur trafikun në këtë qytet që është “ura lidhëse” me jugun dhe juglindjen e vendit.












