Juristi Kreshnik Spahiu theksoi se amerikanët i kanë menduar me themel planet për të nxjerrë nga sistemi ish-kryeministrin Sali Berisha.
Spahiu shprehet se shpallja e Argita Berishës “non-grata” dogji planin “B” të Sali Berishës për t’ia kaluar partinë vajzës së tij. Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë, ku shprehet se Edi Ramës i intereson që të ketë Berishën kryetar të PD, ose Argitën.
“Edi Ramës i intereson që të ketë një “Berishë” i cili sipas të gjitha ngjarjeve që do të ndodhin, nuk do të jetë deputet i Parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë dhe po përgatit që kjo parti t’i trashëgohet vajzës. Edi Rama ka interes shumë të madh që përballë të ketë një person ‘non-grata’, qoftë babain a qoftë të bijën. Duke patur të bijën e të atit lidere të opozitës, Edi Rama ndjehet shumë i favorizuar. Sipas llogarive të tij, Edi Rama ka përballë një person i cili është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe. Siç ju e dini, vetëm vajza e Putinit dhe e Berishës janë shpallur ‘non-grata’ dhe nuk mund të jetë lapsus se SHBA nuk bëjnë të tilla lapsuse në problemet familjare, të hyjnë në tre breza por e kanë bërë qëllimisht për të djegur planin B të Berishës“, tha Kreshnik Spahiu.












