Një debat i ashpër është zhvilluar mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kreut të “Nismës Thurje” Endri Shabani, ku nuk kanë munguar tonet e larta.
Debati mes tyre është ndezur pasi Shabani iu drejtua Bardhit për makinën me të cilën sot kishte shkuar në studion e “Open”, ku sipas tij kushton 200 mijë euro.
Bardhi është shprehur se nëse mjeti i tij tip “Benz” kushton aq, do të ja falte atij. Pjesë nga debati:
》Shabani: Ti qarkullon nga partia në parti. Opp tani te prehri i Berishës…
》Bardhi: Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës.
》Shabani: 200 mijë euro e kishte atë Benzin.
》Bardhi: Ashtu?! (Qesh)
》Shabani: Pse qesh kot? Do t’i bëj fotografi, e ke aty jashtë me gjithë shofer.
》Bardhi: Nëse është 200 mijë do ta fal.
》Shabani: Jo mua, jepja pensionistëve.
》Bardhi: Jo 200, po 20 mijë nëse është ta fal. Ta jap ty dhe ti fale. nuk te jap llogati ty…












