Prokuroria e Posaçme (SPAK) po bëhet gati të mbyllë hetimet për dosjen “Partizani”, ndërsa zyrtarisht pritet të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Burime për “Report TV”, bëjnë me dije se Berisha do të paraqitet në SPAK nesër në orën 12:00 përballë dy prokurorëve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët do t’i komunikojnë edhe akuzën.
Berisha dhe avokatët janë njohur me fletëthirrjen dhe se do paraqitet në SPAK. Por, menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi militantët për t’i ushtruar presion drejtësisë dhe u bëri thirrje për protestë në orën 12:00, kohë kur Berisha pritet të mbërrijë në SPAK.
Siç e do procedura, Berisha dhe Malltezi do duhet të shoqërohen nga avokatët, ndërsa për shkak të masës arrest në shtëpi do duhet edhe që oficerët e policisë t’i shoqërojnë nga banesa drejt godinës së SPAK.












