Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici prej rreth një jave ka lënë qelinë e burgut dhe është shtruar në një spital privat.
Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku socialist vuan nga një sëmundje e rëndë, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore aktuale.
Po ashtu theksohet se familjarë të Gjicit janë parë teksa kanë shkuar për të vizituar ish-kryebashkiakun në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Gjicit, por momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Safet Gjici u përfshi në video-skandalin me Alma Kaçin dhe është dënuar me 3 vite burgim për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Gjykata e Apelit të Posaçm doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.












