Aktorja shqiptare, Julia Iliriani pas pjesëmarrjes së saj në ‘Big Brother Vip’ është zhvendosur per te jetuar në Shqipëri. Ajo ka “braktisur” New York-un aty ku prej vitesh jetonte dhe punonte dhe është rikthyer në atdhe duke u bërë pjesë kështu sërish jetës publike.
Së fundmi Julia ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku dhe ka rrëfyer momentet e vështira në fillimet e karrierës së saj, nga studente në përfshirjen në aktrim. Ajo ka treguar se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën kur studionte për aktrim, teksa më tej ka folur dhe për humbjen e disa roleve, pasi sipas saj i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.
Julia: “Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar. Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur (seks), por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë”.












