Pamje të turpshme vijnë nga Gjykata e Apelit ku trupi gjykues do të shpallë vendimin “final” për deputetin Ervin Salianji i cili është dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg për dosjen “Babale”.
Salianji ka ankimuar vendimin, ndërsa për dy vjet seancat u zvarrritën me qëllim për t’i shpëtuar vendimit. Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë ndërsa në mbështetje të tij ishin edhe grupi parlamentar i PD-së si ‘presion’ ndaj trupit gjykues që pritet të lexojë vendimin, raporton Report TV.
Salianji i printe deputetëve të PD: Luciano Boçi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Asllan Dogjani, Dhurata Çupi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Dashamir Shehi, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji.












