Pas shumë kohë zvarritje, Gjykata e Apelit më në fund jep vendimin “final” duke dënuqr me 1 vit burg Ervin Salianjin.
Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për ‘kallëzim të rremë’, ndërsa u justifikua duke e quajtur vendimmarrje politike.
“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike” tha Salianji pas vendimit.
Ky është vendim përfundimtar dhe pritet që prokurori i cështjes të firmosë urdhër-arrestimin sipas të cilit Salianji duhet të kryejë dënimin me 1 viti burg. Me këtë vendim, merr fund karriera politike e Salianjit pasi ai preket nga ligji i “Dekriminalizimit” që e ndalon të jetë në listën e kandidatëve për deputetë.












