Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 1 vite burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji, lidhur me dosjen “Babale”.
Dënimi nga gjykata e shkallës së parë, mund t’i heqë Salianjit mandatin e deputetit në qarkun e Korçës. Ndërkohë emri që e pason në Kuvend, është demokrati Andrea Mano. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e drejtuesit të PD në qytetin e Korçës.
Konstatimi i humbjes së mandatit të tij do të formalizohet përmes Këshillit të Mandateve në Kuvend që njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Në momentin që KQZ njoftohet se është krijuar një vakancë në Kuvend, përcakton se cilit qark dhe cilës forcë politike i përket mandati i mbetur bosh.












