Vetëm pak minuta pas dënimit me 1 vit burg në Apel për kallëzim të rremë, Ervin Salianji ka parakaluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Kamera ka fiksuar momentin kur deputeti demokrat kalon me automjetin e tij tip “Range Rover” luksoz para Drejtorisë së Policisë që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.
Nga momenti në moment pritet që policia të ekzekutojë “urdhër-arrestin” për Salianjin, sapo të njihet me vendimin e Apelit.
Deputeti në komunikatën për mediat pasi mësoi vendimin nuk e përjashtoi vetëdorëzimin në polici, teksa shtoi se do të jetë i gatshëm për ta kryer dënimin me burg. KETU SHIKO VIDEO-n:












