Juristi Kreshnik Spahiu tha se drejtësia duhet të fillonte djathtas me hapjen e dosjeve të Berishës dhe Ilir Metës.
“Jam shumë i habitur që drejtësia penale të nisi nga dënimi i Salinjit, që kurrë s’ka qenë ministër, dhe të mos fillojë nga Berisha e Meta që kanë me dhjetëra dosje penale për vepra penale të kryera gjatë 34 viteve të fundit. Dosjet e Berishës dhe Meta kanë më shumë se një dekadë në sirtarët e prokurorisë. Si mund që Salianji për një vepër penale të shpifjes të mos gjenden masa të tjera dënimi dhe menjëherë të shkohet te dënimi me burg”, tha Spahiu.












