Elona Alvora është prokurorja e zgjedhur me short për të vijuar me procedurat për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Apelit e cila ditën e djeshme dënoi deputetin Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’.
Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë në 2019-ën për dënimin me 1 vit burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Salianji deklaroi se do të dorëzohej vetë në polici sapo të përzgjidhej me short prokurorja që do ekzekutonte vendimin e gjykatës.












