Një grup deputetësh të PD janë parë sot teksa kanë dalë nga pallati ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023.
Pas takimit me Berishën Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi u larguan teksa hipën në makinat luksoze. Takimi i tyre është bërë pas zhvillimeve më të fundit dhe dënimit me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji.
Nuk dihet nëse SPAK do të reagojë pasi Sali Berisha nuk pyet për ligjet dhe thyen sa herë të dojë ‘masën e arrestit’, megjithëse vendimi i GJKKO ia ka ndaluar ish-kryeministrit që të komunikojë me persona të tjerë jashtë shtëpisë.












