Pas kërkesës së avokatëve të Ervin Salianjit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe Sokol Binaj është caktuar gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen.
Mësohet se nuk është caktuar ende data, ndërkohë që Gjykata e Apelit nuk e ka zbardhur ende vendimin në të cilin deputeti Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.
Avokatët e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dorëzuan në Gjykatën e Lartë një kërkesë për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg. Avokatët i kërkojnë Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se “që si në kohën e kryerjes së denoncimit e po ashtu edhe aktualisht ai është në cilësinë e deputetit të Partisë Demokratike”.












