Me thirrjen e Sali Berishës militantët e PD-së do të dalin sot në shesh në të zhvilluar një protestë ku nuk do të mungojnë aktet e dhunës.
Mëngjesin e sotëm, për të siguruar rendin gjatë protestës, janë fortifikuar me veshje çeliku dyert kryesore të Kryeministrisë, pasi mund të ketë skenar dhune nga militantët e Berishës.
Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në detyrë pas operacionit që ka kryer ditën e enjte në QSUT. Mesa duket rikthimi në zyrë i kryeministrit ka “rrëzuar skenarin” e militantëve demokratë që të rrethonin shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.
Pritet që rreth 1500 forca të Policisë së Shtetit, përfshirë ato të rendit, FNSH dhe Shqiponja, të jenë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.












