Nga Spartak Ngjela:
Opozita më 7 tetor do të bëjë një tubim pa motiv dhe pa ide.
Kundër kujt?
Kundër qeverisë aktuale.
Ja doli opozita në shesh, e pastaj?
Janë mjeranë se kjo, po të jetë politike si lëvizje, kuptohet se bëhet për të ardhur në pushtet.
Por në pushtet vihet me vota, dhe votimet bëhen në vitin 2025.
Po mosbindja civile ç”është?
Asgjë. Sepse mosbindje civile don të thotë që të mos respektosh ligjin dhe ta shkelësh atë.
Atëherë, kuptohet se shteti dhunës i përgjigjet me forcë, dhe forcën e ka shteti.
Po protestuesit jo paqësorë?
Shteti do t’i ndalojë me izolim, dhe do t’u ngrejë padi penale për shkeljen e ligjit.
Domethënë që do dënohen.
Sigurisht që do të dënohen se mosbindje civile do të thotë vepër penale, sepse një turmë njerëzish kërkojnë të shkelin ligjin dhe të ushtrojnë dhunë në qytet.
Po pse e bëjnë?
Sepse kanë frikë nga arrestimet që pritet të bëjë SPAK në luftën kundër korrupsionit.
Po populli do t’i përkrahë?
Jo. Njëlloj si tre apo katër herët e fundit.












