Analisti politik Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Shqip’ në DritareTv foli për krijimin e partive të vogla.
Meçe tha se këto parti që nuk përfaësojnë një masë janë të destinuara të asgjësohen. Sipas Meçes edhe Partia e Lirisë së Ilir Metës nuk ekziston më.
“Të mos presim që figura të cilat do dalin në lëvizje në krah të djathtë do vijnë nga partitë e tjera. Do dalin nga PD-ja, do kenë qenë të konsoliduar edhe në krah të Berishës. Por tani ndiejnë që një masë e popullit opozitar do përfaqësim. Ne kemi folur për shumë parti që kanë dalë nga PD-ja. Por duhet të kuptojmë që ka parti që i prodhojnë individë dhe të gjitha janë të destinuara të dështojnë, sepse nuk përfaqësojnë frymë, por vetëm lidhje familjare, miqësore. Nëse nuk përfaqëson një masë, interesa të caktuara ti asgjësohesh. Edhe PL-ja e Metës është asgjësuar, nuk ekziston më. Ekziston si strukturë e financuar. Tani Meta po tenton që t’i bashkëngjitet Sali Berishës që të futet në lista.”, tha Meçe.












