Ky është momenti kur Forcat Operacionale me maska në kokë kanë ndaluar automjetin dhe kanë arrestuar ish-presidentin Ilir Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Siç raportuam dhe më herët Meta është arrestuar vetëm pak minuta më në hyrje të Tiranës, pranë një qendre tregtare, këtë të hënë datë 21 Tetor.
Masë sigurie “Detyrim paraqitje” është dhënë dhe për Monika Kryemadhin, ish-kryetare e LSI dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës.
Urdhër-arresti për kryetarin e Partisë së Lirisë dhe një ndër aktorët e rëndësishëm opozitarë të vendit, mban firmën e kryeprokurorit Altin Dumani dhe dy kolegëve të tij, prokurorëve të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.












