Ky është momenti kur Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë ka zbritur nga makina e policisë në ambientet e GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndryshe nga herët e tjera, Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave, pasi furgoni ndaloi në parkim në një pozicion që mos lejojë operatorët të filmojnë ish-Presidentin teksa futet në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho babai i Erisa Xhixhos dhe Ema Çoku.
Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën (21 tetor) me urdhër të SPAK. KETU SHIKO VIDEO-n:












