Teksa ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, juristi Kreshnik Spahiu tha se njeriu më i mërzitur nga ky vendim i SPAK-ut është kryeministri Edi Rama.
“Njeriu më i mërzitur nga arrestimi i Metës është Edi Rama. I vetmi kryeministër që nuk është nën hetim. Duhet të jetë i trishtuar sepse çdo paraardhës i tij, është hapur praktika penale për hetim për ushtrimin e detyrës në abuzim me ligjin. Rama u bë aleat i Metës dhe e promovoi për 10 vite duke i krijuar imunitet ndaj drejtësisë”, tha Kreshnik Spahiu.
Spahiu deklaroi se ekzekutimi i këtij vendimi nuk ishte në dorën e kryeministrit, por të SPAK-ut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Altin Dumani dhe ekzekutimi i këtij vendimi është jashtë kontrollit të Ramës, sepse SPAK nxjerr sipas ligjit mënyrën si do ekzekutohet vendimi. Armiku i Metës nuk është Rama, por aleatët e Dumanit, ata që shkuan në zyrë 24 orë para dhe pas vendimit. SHBA asistojnë hapur dhe publikisht mbështetjen e Dumanit dhe SPAK për këtë gjë”, tha Spahiu.












