Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani po qan hallin e atyre politikanëve të korruptuar që janë futur në burg nga drejtësia e re.
Bazuar në ndodhitë e fundit politike të ndodhura në vendin tonë, Ylli Manjani i bën thirrje shqiptarëve që të ikin nga ky vend një orë e më parë.
“Të gjithë ne e duam njëri-tjetrin në burg. Shqiptari burgos shqiptarin që të kënaqet amerikani, anglezi, europiani…Por më shumë kënaqet vetë shqiptari për shqiptarin që është në burg. Burg ore, burg! Buuuuuurg. Të gjithë flasin për burg dhe jetojnë si në burg. Albania një burg i madh. Përndryshe një çmendinë e madhe… Një kokë e çmendur, të gjithë i çmend. Kush iku dhe s’e ktheu kokën pas shpëtoi. Ata që ikën e rrinë me kokë në facebook, janë gjithashtu në burg”- u shpreh nder te tjera Ylli Manjani.












