Kryeministri Edi Rama nga Amerika komentoi në mënyrë tërthorazi akuzat e SPAK-ut ndaj ish-presidentit Ilir Meta, tashmë të arrestuar.
Rama tha se ish-pushtetarët kanë “grabitur” pronat në Shqipëri duke i përdorur si “mall” të tyre në emër të vjehrrit.
“Çështja e pronës është bërë një çorap i madh dhe e dini në Shqipëri ka ndodh diçka që s’ka ndodh herë tjetër. Pati regjimin më brutal, ata se dinin që një ditë komunizmi do të shembej dhe do të ktheje prona si një e drejtë ligjore. Anti-komunistët që ulërijnë kundër drejtësisë dhe dolën me flamurin e kthimit të pronës tek pronarët i hapën kasafortat dhe i bënë çorap për llogari të tyre, trafeve të tyre dhe të dreqit e të birit por jo pronarëve. Siç keni parë nga ngjarje korrupsioni kohëve të fundit, prona është përdorur jo si mall i babait, por si mall i vjehrrit pasi i ke bërë në mendje të ndash të bijën, kështu e kanë përdorur pronën“, tha Rama.












