Konspiracionisti Alfred Cako tregoi arsyet e arrestimit të Ilir Metës në atë mënyrë demonstrative.
Gjithashtu Alfred Cako tha se pas Metës, radhën e ka Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Kush e arrestoi Metën? Nuk e kuptojnë që formulën “kap ça të kapësh” që kanë pasur Berisha dhe Meta, do kthehet në “kapi të gjitha” nga ndërkombëtarët. Meta nuk është arrestuar nga policia, Meta është arrestuar me teknologjinë dhe me ndihmën e shërbimeve sekrete. Si te filmi Narcos. Pse u arrestua Meta në mënyrë publike? Se Elita botërore që ka 300 vjet që i bën këto zullume në botë, kush nuk i bindet Elitës, kështë përfundon, shihe Gadafin, fëmijët e Sadam Hyseinit, familja Romanov në Rusi, e bëjnë për të treguar terror, e për të frikësuar njerëzit e pushtetshëm që Elita botërore nuk i frikësohet askujt” tha Cako në Top Channel.












