Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv ka komentuar arrestimin e Metës, si edhe ‘analizoi’ punën e SPAK dhe GJKKO.
Ngjela thotë se shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin, ndërsa thekson se nuk pati asnjë revoltë për arrestimin e dy liderëve të opozitës.
“Nuk ishte konceptuar dot nga ekspertët shqiptarë. Gjithë ajo forcë që kishin këta nuk do shpërthente në një formë ose tjetër. Opinioni publik shqiptar nuk e pranon korrupsionin. Nuk pati revolta politike për arrestimin e liderëve të opozitës. Shumica janë majat, vetëm 2 ose 3 janë këta liderët e djathtë. Këtu nuk flitet për një hakmarrje, por ne na duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës, po shohim që po e formojmë pushtetin gjyqësor”, tha Ngjela.












