Të martën pasdite “hallehinjtë” e opozitës (Metës e Berishës) kanë si synim që të bllokojnë rrugët për të shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.
Noka u shpreh se nuk bëhet fjalë për protestë por ‘mosbindje civile’ që ka për detyrë të paralizojë jetën politike dhe sociale të vendit deri në qeveri teknike. Në krahun tjetër, Policia e Shtetit ka paralajmëruar se ai militant që do të tentojë të bllokojë rrugën do të arrestohet pasi kjo është një “vepër penale”.
“Opozita është në mosbindje civile, kujt ja recitojnë këto vjersha këta? Ne nuk jemi në protestë, jemi në mosbindje civile, nuk më intereson çfarë reciton regjimi. Jam në mosbindje civile, vepër penale është të vjedhësh, vepër penale është të vjedhësh portin e Durrësit, jam në mosbindje civile, kam detyrë të paralizoj jetën politike dhe sociale të vendit deri në gjunjëzimi e këtij regjimi“, tha Noka.












