Eduard Duro, kryebashkiaku socialist i Devollit rrezikon të humbë mandatin.
Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, në lidhje me licencimin e një objekti të ndërtuar pa leje në territorin e bashkisë që drejton.
Siç raportohet, Eduard Duro është njohur ditë më parë me vendimin e SPAK për ngritjen e akuzës zyrtare dhe marrjen e tij të pandehur. Ai akuzohet se ka licencuar një karburant, godina e të cilit në fakt ishte ndërtim pa leje.
Kjo do të thotë se hetimet kanë përfunduar dhe çështja është gati për t’u dërguar për gjykim, ndaj kryebashkiaku socialist i Devollit ka marrë tashmë statusin i pandehur.












