Prej orës 17:00 ka nisur “mosbindja civile” e hallexhinjve të Partisë Demokratike duke bllokuar qarkullimet në akset kryesore të vendit.
Ky aksion i përshkallëzuar vjen pasi mazhoranca socialiste ka injoruar kërkesën e opozitës për “Qeveri Teknike” para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Siç shihet në foto, deputeti Flamur Noka ka “pakuar” makinën e tij luksore në mes të rrugës, në zonën e njohur si ish-sheshi Shqiponja.
Më konkretisht, demokratët prej orës 17:00 kanë arritur që të bllokojë 6 pikat kryesore: 1-Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”; 2-Rrethrrotullimi Milot; 3- Rrethrrotullimi Shkozet; 4-Rrethrrotullimi Bradashesh; 5-Rrethrrotullimi Rrogozhinë; 6-Rrethrrotullimi Levan.












