Avokati Genci Gjokutaj foli për arrestimin e Ilir Metës, por edhe për gjendjen shëndetësore të ish-Presidentit.
“I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit. Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar që zoti Meta e ka përzënë”, tha Gjokutaj në A2 CNN.
Gjokutaj tregoi lëvizjen e tyre duke theksuar se është bërë gati kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.
“Kemi përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë. Kallëzimi duhet të përmbushë, duhet të dokumentojë faktin që ka ndodhur. Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat”, tha Gjokutaj.












