Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, ‘detyrim paraqitje’.
Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës, ndërsa sot në orën 12:00 ajo duhet të paraqitet pranë agjentëve të BKH-së. Çifti Meta-Kryemadhi po hetohen për tre akuza: “Pastrim parash”, “korrupsion” dhe “mosdeklarim të ardhurash”.
Ndërkohë pritet që ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.
Kujtojmë që SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të një biznesmeni.












