Ilir Meta ka treguar pse e detyroi policinë ta nxirrte zvarrë nga makina gjatë momentit të arrestimit.
Gjatë intervistës së dhënë nga burgu “313”, Ilir Meta u shpreh se pati frikë mos po e rrëmbenin “maskat”.
“Nuk ishte arrestim, por rrëmbim i mirëfilltë, ashtu siç veprojnë vetëm bandat. Si mund të inskenohet për minuta të tëra bllokimi i trafikut në një nga akset kryesore të hyrjes në kryeqytet nga dhjetëra forca me maska. Sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin tim. Ndaj unë refuzova të pranoja rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ish-kryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Edhe ata me uniforma policie e bënë rrëmbimin”, tha Meta.












