SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit të gjithë politikanët apo ish-politikanët që ishin të pranishëm në protestën e ‘21 janarit’.
SPAK nuk përjashton mundësinë që të pyesë edhe kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë që përmes subjektit politik Partia Socialiste u njoftua tubimi masiv në Bulevard. Nga aktet e administruara pohohet nga anëtarë të grupit të hetimit rezulton që subjekti Politik njoftoi policinë e Tiranës për miratimin dhe mbarëvajtjen e manifestimit që u mbyll me 4 protestues të vrarë.
Ndërkohë pritet që të merren në pyetje nga SPAK edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi. Mes tyre edhe 50 oficerët e gardës të tre njësive që u planvendosën në godinën e kryeministrisë por që nuk ishin pyetur të gjithë nga Prokuroria e Tiranës.
Gjykata e Lartë detyroi SPAK-un të regjistrojë procedimin penal për “21 Janarin” dhe të hetojë kallëzimin penal të bërë nga Rajmonda Nika, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos./ Top Channel












