Analisti Neritan Sejamini e quajti naivitet besimin e shprehur nga e djathta në Shqipëri se fitorja e mundshme e Donald Trump do të heqë “Non Gratën” e Sali Berishës.
Sejamini, njihet si një analist pranë PD-së por “shuan” shpresat e demokratëve për heqjen e damkës ‘Non Grata’.
“Ka një farë naiviteti te e djathta shqiptare. Problemet që ka Shqipëria dhe Kosova janë më të thella dhe nuk zgjidhen me një “deus ex machina”. Do të vijë dikush atje në Amerikë dhe do t’i zgjidhë problemet! Është naive që të mendosh se do të vijë Trump-i dhe do të heqë “Non Gratën” e zotit Berisha, do të fusë Kosovën në NATO, do të zgjidhë konfliktin Kosovë-Serbi në favor të Kosovës. Gjasat që këto të ndodhin janë zero. Kosova nuk po futet dot në Këshillin e Evropës, jo më në NATO”, u shpreh Sejamini.












