Megjithëse ndodhet në qelitë e burgut “313”, Ilir Meta nuk harron të urojë Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Pavarësisht se SPAK e akuzon për ‘korrupsion’, Ilir Meta nga qelia e burgut ka filluar që të merret me hallet e amerikanëve. Meta shkruan se ky është një rikthim i merituar i Donald Trump si President i 47-të në SHBA.
“Urimet më të përzemërta, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, për Ju President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për këtë Fitore të Madhe. Triumfi Juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë. Besimplotë se SHBA, nën lidershipin Tuaj, Zoti President, do të vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar”, shkruan Meta nga qelia.












