Avokati Spartak Ngjela komentoi në Report TV aktivitetin e Edi Ramës në Greqi me shqiptarët e Selanikut dhe deklaratat e kryeministrit për Vorio Epirin.
Ngjela thekson për Arbër Hitajn se arvanitasit janë në shtëpinë e tyre në Greqi, pasi janë autoktonë. Vorio Epiri sipas Ngjelës është një injorancë anti-shqiptare:
“Çfarë ka reaguar Athina? Nuk ka thënë gjë. Nga i merrni,. Nuk kam dëgjuar gjë. Vajti atje takoi shqiptarët dhe iku. Dhe iu tha që Vorio Epir nuk ka se është një budallallëk dhe injorancë anti shqiptare që e kanë pasur qeveritë reaksionare greke. Vorio Epir do të thotë Epir i veriut. Po i jugut ku është? Rama vajti atje për të treguar se jemi të fortë. Dhe mirë bëri“, tha Ngjela.












