Kërkesa e lartë dhe pakësimi i ofertës nga zënia e pronave për dhënie me qira ditore, ka sjellë rritjen e çmimeve të qirave afatgjatë mesatarisht nga 10 deri në 20% për një vit.
Sipas Stela Dhamit, menaxheres së agjencisë të pronave “Colliers International Albania” çmimet në zonat kryesore të Tiranës, variojnë nga 500 deri në 800 euro për apartamente 1+1. Për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 800 deri në 2,500 euro.
Sipas agjentëve imobiliarë, brenda Unazës së Vogël në Tiranë nuk gjen apartamente banimi 1+1, me çmim nën 500 euro në muaj. Çmimet më të paprekshme mund të shkojnë nga 4,000 deri në 10,000 euro në muaj për nje vilë me qira në zonat periferike te Tiranës.












