Shtëpia studio Kadare Agolli nuk ju përket më familjeve të tyre, por kushdo mund të vizitojë nga afër hapësirat ku shkrimtarët kanë themelet e krijimtarisë, në zemër të Tiranës.
Bashkëshortja e kolosit të madh të letrave, Isamil Kadare, Helena Kadare në një intervistë për Top Channel, rrëfeu përjetime nga shtëpia e kthyer në muze.
“Pavarësisht se jeta jonë ishte e gëzueshme, lajmet ishin të tmerrshme. Kishte ngjarje të trishtueshme në sfond. Vepra e tij kryesore është shkuar para atij oxhakut. Ai nuk e ndryshoi kurrë sistemin e të shkruarit. Ditarët s’kishte pse t’ia jepte shtëpisë muze. Një ditë e harroi çelësin, në shtëpi dhe më tha “lexove gjë”? “Jo” i thashë, por lexova. Do mërzitej, edhe unë u mërzita me ato që lexova. Kishte histori me vajza ruse. Kur vinte Ismaili nga jashtë, merrte librat dhe i fuste ca në pallto, ca në valixhe.”, u shpreh Helena Kadare.












