Partia Demokratike po mban gjallë shpresat se Sali Berishës do i hiqet damka e “Non Gratës” nga SHBA pas fitores së Donald Trumpit.
Deputeti “besnik” i Berishës, Tritan Shehu tha se nga administrata Trump pritet të bëhet një vlerësim i drejtë i çështjes së Berishës, dosja për të cilin sipas tij është bosh.
“Dosja e Berishës në SHBA është një dosje bosh. Asnjëherë nuk është paraqitur një dosje me fletë brenda. Ajo që kërkohet në këto raste është vlerësimi i çështjes me paanësi. Të jeni të bindur se një vlerësim i paanshëm dhe i drejtë e nxjerr Berishën të pafajshëm. Kur del e vërteta edhe masa e ‘non gratës’ bie poshtë. Unë jam i bindur se kjo e vërtetë do të dalë. Është një dosje bosh. Unë nuk di kur ka nisur nisma, por di kur është shpallur nisma dhe nuk ka qenë Pompeu Sekretar Shteti në SHBA, por të tjerë. Nisma të tilla i janë hequr edhe personaliteteve të tjera”, tha Shehu.












