Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se Shqipëria javën e ardhshme do të ndikohet nën masa ajrore kryesisht të ftohta dhe vlera të larta të presionit atmosferik.
Ditët e hënë e martë dhe të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Ditët e mërkurë e enjte, moti pritet të jetë me alterime kthjellimesh të herëpasherëshme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta, shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur, mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.













