Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një tjetër reagim të fortë nga qelia, duke ju përgjigjur ministrit dhe mikut të tij, Toni Gogu, por duke treguar për qytetarët edhe ato që ai i quan kërcënime dhe shantazh të kryeministrit Edi Rama për ta bërë të dorëzojë Bashkinë e Tiranës.
“Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
– Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
– Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
– Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?”, shkruan Veliaj, teksa publikon letrën me përgjigje për Toni Gogun, pas mesazheve që raportohet se ky i fundit i çoi në qeli në emër të Edi Ramës.
Ai këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me protestat e flamingove që nisën këtë pranverë në Tiranë dhe thekson se nuk e qëllon shtëpinë e tij me gurë, duke ju referuar Partisë Socialiste.
“- Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA“, vijon reagimin Veliaj.
Erion Veliaj zotohet se nuk do e delegojë më detyrën si kryebashkiak, duke u përgjigjur se kryeministri po të dojë mund ta dënojë edhe me 100 vite burg.












